Narrativë nxitëse i ka quajtur kryeministri Edi Rama kritikat se mazhoranca aktuale nuk ka bërë investime të konsiderueshme në pjesën veriore të Shqipërisë. Sipas kreut të qeverisë, fokusi ka qenë edhe më i lartë se qeveria parardhëse.
“Narrativa perverse, diabolike, nxitëse e urrejtjes që ka dominuar 30 e kusur vite, vazhdon ushqen dhe ka akoma njerëz që hanë narrativën që qeveria jonë nuk ka bërë investime në veri. Ne nuk kemi bërë investime në veri? Në rrugën e Kombit qeveria e mëparshme, burimi i kësaj narrative, i ndërtoi vetëm trupin por e la totalisht rrugëve nga pjesët e tjera, ku vetëm urat e ndërtuara janë sot atje, si rezultat i kësaj qeverie, janë investime në veri që të marra së bashku janë jo një herë, por disa herë më shumë se të gjitha infrastrukturat e bëra para se të vinim në qeveri”, deklaroi Rama nga Bulqiza, ku së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku prezantuan projektin për Parkun Tematik Retro, “Divizioni”.
Rama nuk kurseu mesazhet për kundërshtarët që do t’i kërkojnë votën qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Ky vend ska më hapsirë për sudet dhe rrapushët që kanë përsekutuar shqipërinë që nga 1912 dhe sot janë përsëri vërdallë dhe sa më shumë t’i afrohemi ditës së gjykimit të popullit më shumë do i shihni duke premtuar fluturime me qylym… Të gjithë Shqiptarët e kanë provuar fluturimin e atij qylymi dhe nuk i kthehen më atij qylymi… pasi te kryejm misionin ‘Shqipëria 20230’ horizonti do të hapet për ata që më pas do marrin stafetën”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në Bulqizë projektin për Parkun Tematik Retro, “Divizioni” transformimin e një zonë të degraduar ushtarake, në një destinacion të ri turistik, projekt i adminsitrimit të pronave ushtarake do të administrohet nga Ministria e Mbrojtjes./vizionplus.tv





