E premte, 25 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Video · Politikë

Edi Rama flet për sulmet ndaj SPAK: Pse kemi heshtur për 5 vite

Kryeministri Rama ka treguar në rubrikën Sy m’Sy arsyen e heshtjes gjatë 5 viteve ndaj institucioneve të drejtësisë.

Rama thekson se heshti strategjikisht për të garantuar një atmosferë, ku pavarësia e institucioneve të reja të drejtësisë të mund të konsolidohej.

Rama: Ne heshtëm, heshtëm totalisht 5 vjet rresht, 5 vjet e më shumë madje, jo se nuk pamë probleme, jo se nuk u skandalizuam në ndonjë rast apo s’e nuk e patëm ndjeshmërinë ndaj një trysnie që ka shkuar hera-herës deri në absurd mbi punonjësit e administratës, por ne heshtëm strategjikisht, heshtëm për të garantuar një atmosferë, ku pavarësia e institucioneve të reja të drejtësisë të mund të konsolidohej, në një vend ku drejtësia s’ka pasur kurrë, kurrë, pavarësi dhe ku norma ka qenë intimidimi dhe marrja në kontroll e saj nga pushteti politik.

/vizionplus.tv

Reklamë

 

 

 

Më shumë video

Reklamë