E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Edi Rama dëgjesë me qytetarët në Durrës

Nga Durrësi në turin e dëgjesave me qytetarët, Edi Rama tha se lista e publikuar një dite më pare nuk është asgjë më shumë, por një seri komentesh të përmbledhura nga ankesat e qytetareve. Sipas kreut të qeverise, askush nuk do penalizohet nga këto, por së shpejti pritet të ngrihet një strukture, e cila nëpërmjet mekanizmave ligjore, do të beje të mundur verifikimin e çdo ankese.

 

Kryeministri deklaroi se turi i degjesave do të beje të mundur që çdo qytetar të jete pjese e koalicionit me qeverinë.

 

Reklamë

“Çdo qytetar që do të dojë të jetë pjesë e koalicionit,  do të jetë në një lidhje te drejtpërdrejt me qeverinë sikur janë deputetët.”

 

Rama tha se ekipi i tij po punon dhe mbi identifikimin e gjithë dokumenteve të panevojshme ne zyrat shtetërore dhe per te bere nje shkurtim  te zinxhirit te burokracisë per te marre shërbime.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë