Subscribe

Gjatë një takimi me banorë të Kamzës, kryeministri Rama akuzoi jo vetëm Sali Berishën por edhe Ilir Metën se janë financuar nga Rusia. Qëllimi sipas tij, ishte për të krijuar një thyerje mes Shqipërisë dhe aleatëve të saj strategjikë.

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Për çfarë mund të financojë një fuqi si Rusia një parti në Shqipëri, kundër qeverisë në Shqipëri? Për ta bërë Shqipërinë më demokratike? Për ta bërë Shqipërinë më të fortë? Për ta bërë Shqipërinë më të besueshme me partnerët tanë dhe aleatët strategjikë? Jo. Komplet për të kundërtën. Për të krijuar një thyerje mes Shqipërisë dhe aleatëve tanë strategjikë. Dhe pse pikërisht PD-në? Unë mendoj dhe unë besoj që shumë shpejt do të shikojmë që nuk është vetëm PD, por kjo është temë tjetër. Unë jam i bindur që përveç provës kokëfortë që PD është në thesin e rublave ruse, mendoj që ata bashkë edhe me atë partinë e lekut, PL-në, janë në thesin e rublave

 

 

 

Rama shtoi se nuk ka mundësi që një person që ka qenë president dhe kryeministër, të shpallet non grata, pa qenë i lidhur me rublat ruse.

 

 

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

A ju kujtohet vetë “non grata” se “non gratën” këtu në Kamëz edhe e dëgjojnë me vëmendje tha më erdhi Donald Lu në zyrë dhe më vuri përpara dosjen e parave ruse dhe ia refuzova kategorikisht. Nuk ka shans. A ju kujtohet? Po tani? Tani thotë, jo nuk e dija unë e ka bërë “brava”. Por brava e shkretë pa çelësin s’ka ça bën fare. Brava pa çelësin është një vrimë që nuk i duhet dreqit. Dhe çelësi është ky. Ky është çelësi. Ky ka qenë, ky është çelësi. Tani për çfarë e do Putini këtë? E do për çelës që t’i mbyllë Shqipërisë derën, kaq po ju them. T’i mbyllë derën dhe t’i verë flakën, se për të vënë flakën ka dhënë prova që di me e bërë atë punë”

 

 

 

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Kamëz, Rama premtoi edhe  5 mijë lekë të rinj në fillim të dhjetorit për pensionistët si dhe rritje të mëtejshme të pagës minimale.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *