Drejtuesi Politik i PD në Durrës, Edi Paloka zhvilloi një takim elektoral me banorët e zonës Kodër Arapaj. Ai deklaroi se nuk bën premtime, por punë.

 

“Unë kam qenë deputet në disa zona dhe premtime nuk kam bërë shumë, por punë kam bërë shumë. Kështuqë ajo që ju garantoj është pikërisht kjo, bashkërisht do të zgjidhim hap pas hapi çdo problem.”

 

Ai ftoi qytetarët që më 25 prill të votojnë për PD. Vetëm kështu, sipas tij, mund të zgjidhen problemet e shkaktuara nga qeverisja e Edi Ramës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *