Subscribe

Pas zgjedhjes dhe rikonfirmimit te Lulzim Bashes si kryetar i Partisë Demokratike, partia me e madhe e opozitës, do t’i nënshtrohet analizës per humbjen e zgjedhjeve te 25 qershorit. Edhe pse nga kundërshtaret e Bashes u kërkua qe analiza te zhvillohej para zgjedhjes se lidershipit, nënkryetari Edi Paloka sqaron se ky është moment me i përshtatshëm per te nisur analizën ne lidhje me përgjegjësitë e çdo demokrati, pa lënë mënjanë fenomenin e manipulimit te zgjedhjeve.

 

“Absolutisht nga zoti Basha tek gjithsecili tek ne kemi përgjegjësi per veprimet tona, por përgjegjësia me e madhe per mua qe isha ne terren dhe pashe çdo gje qe ndodhi është e kësaj qeverie, e cila prej 6 muajsh e kishte mbyllur ne njëfarë mënyrë procesin zgjedhor”.    

 

Paloka dhe Edmond Spaho u kritikuan dy dite me pare nga ish-kryetari Sali Berisha per caktimin e datës se zgjedhjeve per kreun e PD, edhe pse per nënkryetarin e Partisë Demokratike statuti nuk u shkel.

 

“Ne fakt une nuk do e quaja gabim, kam komunikuar per hir te se vërtetës me zotin Berisha ate dite, i cili realisht ishte i shqetësuar per mënyrën se si shkuan gjerat dhe e sqarova edhe zotin Berisha dhe e vërteta është qe statuti nuk përcakton se kush e shpall garën apo kush e cakton daten e votimit. Ndërkohe statuti na detyronte te caktonim datën 22 se ishte e përcaktuar qe brenda 4 viteve duhej te zhvilloheshin zgjedhjet, pra detyrimisht data 22 duhet te ishte data e fundit.”

 

Paloka sqaron edhe akuzat per listat e anëtarësisë, duke theksuar se kandidatet kishin akses te plote ne keto lista, te cilat nuk u bene publike pasi nuk ekziston asnje praktike e tille tek asnjë parti. Por Paloka ka hedhur poshtë edhe akuzat e artikuluara nga Astrit Patozi se kryesia nuk e lejoi te kandidonte.

 

“Zotit Patozi i eshte kërkuar edhe pasi ka kaluar afati qe ne kishim caktuar per mbledhjen e kandidaturave, i është kërkuar te na konfirmoje do kandidoje apo jo. Nuk është çështje thjesht burokracie e mbushi apo jo kërkesën, i janë çuar njerëz per te konfirmuar do kandidoje apo jo”.

 

Nënkryetari Edi Paloka, i cili ne 27 qershor u caktua nga Lulzim Basha si nje prej 3 funksionareve demokrate qe do te drejtonin partine deri ne 22 korrik, thekson se gara ishte ne përputhje te plote me statutin e PD.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *