E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Edi Paloka: Rama mbron trafikantët

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se i ka garantuar mbrojtje Edmond Begos, ish-anëtarit te bandës se Aldo Bares, i arrestuar pasditen e se shtunës ne Greqi, duke kërkuar veprim te menjëhershëm nga ana e organit te akuzës.

 

Edi Paloka: Pavarësisht se ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, trafikanti ndërkombëtar i drogës, anëtari i bandës së Aldo Bares, jetonte i lirë në Shqipëri, ku drejtonte edhe një biznes ndërtimi, nën mbrojtjen politike të kësaj qeverie. Sot kërkojmë edhe nga prokuroria të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur arsyet e moszbatimit të ligjit dhe mosveprimit të Policisë së Shtetit ndaj këtij trafikanti ndërkombëtar droge.

 

Reklamë

Opozita ka ngritur disa pikëpyetje ne lidhje me çështjen e Edmond Begos.

 

Çfarë lidhjesh me njerëz të pushtetshëm kanë detyruar Policinë e Shtetit të mbylli sytë dhe të mos shohë një trafikant ndërkombëtar droge që shëtit i lirë nëpër Shqipëri?

 

A është Taulant Balla politikani që e ka marrë në mbrojtje trafikantin e drogës dhe bën biznes me të?

 

Ne emër te opozitës Paloka ka paralajmëruar publikimin e fakteve qe sipas PD shpjegojnë pse ligji nuk ka vepruar ndaj Edmond Begos.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë