Subscribe

 

Një muaj më parë ai, na sillte përgjigjen e një pyetjeje të vetme. Çfarë ishe duke bërë kur vdiq diktatori? Përtej imazheve ku populli qante një zot të vetëshpallur, si Enver Hoxha, Ilir Kaso na përcolli edhe imazhe të tjera.

 

Nga sot, galerinë e Universitetit të Arteve, ai vjen me një tjetër mesazh artistik: Edhe zotat vdesin.

 

Figura e diktatorit, e  projektuar si Zot në emër të totalitarizmit në ekspozitën e Ilir Kasos vjen si një kufomë e shtrirë në tokë, me yllin e kuq në ballë, paçka se kjo ditë do të shënohej për disa me shkronja të mëdha në histori.

 

Për të ne jemi ende një shoqëri e pashkëputur nga e shkuara ndaj edhe këto tema tërheqin, edhe pse me një stil më avangard në trajtim.

 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në galerinë FAB deri më 17 maj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *