Subscribe

Qeveria po shikon mundësitë që të bashkëpunojë me privatin edhe në fushën e furnizimit me ujë. Ka qenë Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, i cili tha se me nisjen e reformës në fushën e ujit, po shihen mundësitë që ky shërbim të shkojë me koncesion tek biznesi, i cili do të investojë por dhe menaxhojë më mirë këtë sistem. Haxhinasto tha se nuk përjashtohet mundësia e këtij partneriteti edhe në sektorin e kanalizimeve. Në maj, Ministria e Transporteve do të vendosë rregulla strikte për të gjitha bashkitë të cilat dalin me humbje dhe marrin para nga buxheti i shtetit për të përmbushur nevojat e furnizimit me ujë të pijshëm të komunitetit. Me nisjen e reformës së ujit, asnjë bashki, nuk do të marrë më subvencion dhe do të duhet që të japë paratë nga buxheti i vet për të kryer këtë shërbim. Menaxhimi i ujit të pijshëm është një nga problemet më të mëdha që ka Shqipëria. 67% e ujit që hidhet në sistem për furnizim humbet ose vidhet, duke sjellë shpesh mungesën e ujit të pijshëm në shumë zona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *