Chrissy Teigen është padyshim një nga personazhet më interesante që mund të gjesh në Hollwyood. Kjo jo vetëm për humorin dhe ironinë që përdor, por edhe për sinqeritetin, shpesh paksa të tepruar.

 

 

Pak ditë më parë tregoi se shumë pak pjesë të trupit i ka origjinale dhe shumicën të bëra me operacione plastike, ndërsa mbrëmjen e kaluar na tregoi vendin më të çuditshëm ku ka kryer operacion plastik,  sqetullat!

 

 

“Kisha sqetulla të futura thellë në trup, një gjë jo për t’u shqetësuar. Mirë, ishte një sekret, por s’më intereson, do ta them, shtova dy kilogramë në sqetulla”, – ka treguar bashkëshortja e John Legend në spektaklin “Lip Sync Battle”.

 

 

“Tani, më duhet të bëj sërish operacion plastik. Në fillim ishte e thjeshtë. Më bënte të ndihesha mirë me fustanet që vishja. Kisha më shumë besim te vetja. Përfundimisht, kjo ka qenë gjëja më idiote që kam bërë ndonjëherë në jetën time. Gjithsesi, nuk pendohem. Kurse tani më duhet ta rregulloj sërish sepse më kanë rënë”, – ka përfunduar Teigen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *