Këtë të enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe zonën e jugut.

 

Në zonën e jugut parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra. Gjithashtu në relievet malore të kësaj zone në lartësitë mbi 700 metër parashikohen reshje të dendura dëbore. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët.

 

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3 – 9m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 16m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore -2 deri 7°C

 

në zona e ulëta 1 deri 15°C

 

në zona bregdetare 5 deri 14°C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *