Zemërimi i qytetarëve italianë kundër masave të reja kufizuese ndaj pandemisë është zgjeruar edhe në qytete të tjera. Mbrëmjen e së shtunës, në Romë ka patur protesta kaotike. Demonstruesit u mblodhën në sheshin e popullit dhe kanë qëlluar me fishekzjarrë drejt forcave të policisë.

 

Disa persona kanë mbetur të plagosur e dhjetera janë arrestuar. Ndërkohë në Napoli kanë vijuar protestat e dhunshme për të dytën ditë me radhë. Disa persona kanë sulmuar me kamzhik makinat e policisë dhe iu kanë vënë flakën koshave të plehrave.

 

Pronarët e bizneseve kundërshtojnë me forcë vendosjen e fashave orare nga ora 11 e mëngjesit deri në 5 të pasdites. Ata shprehen se janë drejt falimentimit dhe nuk mund të përballojnë një mbyllje të dytë.

 

Edhe në Londër, mijëra protestues kanë pushtuar rrugët duke kundërshtuar ashpërsimin e masave. Disa persona janë arrestuar, ndërsa ka patur edhe të plagosur mes forcave të policisë.

 

Gjatë javëve të fundit, protestat kundër izolimit janë shtuar në shumë vende të Europës, ndërsa qeveritë ashpërsojnë masat me argumentin se duan të shmangin izolimin kombëtar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *