E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 16 minuta më parë
Bota

Edhe pse u mbajtën hapur, baret, restorantet dhe hotelet në Suedi janë në krizë

Baret, hotelet dhe restorantet e Suedisë po përballen me një rënie të madhe të biznesit, pavarësisht se ata vijojnë të jenë të hapur gjatë pandemisë.

Sipas ministrit të Biznesit në Suedi, Ibrahim Baylan, kërkesa në shumë restorante, hotele dhe bare ka rënë në 50%.

Reklamë

Kjo rënie ka shkuar edhe në 90% në disa zona të njohura për mikpritjen e turistëve.

Baylan mbrojti vendimin e Suedisë për të mbajtur të hapur vendin.

Komentet e tij vijnë pasi pesë bare dhe restorante në pikat e njohura të jetës së natës u mbyllën në Stokholm.

Inspektimet u kryen pas shqetësimeve që disa vende nuk po bënin sa duhet për të inkurajuar distancimin shoqëror midis klientëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë