E enjte, 24 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Kosova

Edhe “Presheva” në Washington, liderët e Luginës duan të jenë pjesë e delegacionit kosovar

Shqiptarët në Luginën e Preshevës kërkojnë që të drejtat e tyre të marrin një fokus të rëndësishëm në tryezën e bisedimeve Kosove – Serbi në Uashington.

Presidenti i këshillit kombëtar të shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa nënvizoi se është i rëndësishëm edhe përfaqësimi i tyre në delegacionin kosovar.

Reklamë

Më tej, Mustafa tha se duhet tu jepet fund standarteve të dyfishta në trajtiminn e pakicave kombëtare në rajon.

Ndërsa kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik, Shaip Kamberi, i cili jozyrtarisht ka fituar edhe një mandat si deputet në parlamentin serb, u shpreh se bisedimet për dialogun janë mundësëia e fundit për të gjetur një zgjidhje mbi të dretjat e minoritetit shqiptar në Serbi.

Partitë shqiptare në luginën e Preshëvës garuan të bashkuara në një koalicion, në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit që u mbajtën në Serbi.

Rezultatet zyrtare do të bëhen të ditura të enjten ndërsa Alternativa Demokratike shqiptare ka bërë të ditur se ka siguruar dy mandate e po synon të tretin.

Më shumë video

Reklamë