Subscribe

Qeveria nuk resht të rënduari me taksa shtesë sektorin e hidrokarbureve, që në finale do të thotë cmim më I shtrenjtë për konsumatorët.

Së fundmi është zyrtarizuar fituesi I I vetëm në garë I koncesionit të kolaudimit të pompave të naftës. Njoftimi është bërë në agjencinë e prokurimit public: ky shërbim do të ofrohet nga kompnia NOA CONTROL për një periudhë 20 vjecare duke investuar 70 milion lekë.

Ky koncesion ka më shumë se një vit që endet në hallkat e apelimit, pasi një kompani e ineteresuar për këtë shërbim u ankua për kriteret e procedurës, që sipas saj nuk ishin të njëjta për të gjitha kompanitë.

Por pavarsisht kalvarit të gjatë të ankimimit në gjykata kompania Noa Control u shpall fituese.

Kolaudimi I pompave aktualisht kryhet nga shteti nëpërmjet drejtorisë së metrologjisë, kundrejt një pagese simbolike që kryjnë kompanitë e hidrokarbureve për një pompë.

Por pikpyetja që shoqëron këtë koncesion është fakti se kompania do të aplikojë tarifa të reja.

Sipas tregut kostoja e kontrollit të një pompe do të arrijë në 100 euro.

Ndërsa kompania koncesionare pritet që përkundër një investimi modest prej vetëm rreth 600 mije eurosh, te fitojë plot 60 milion euro.

Këto kosto shtesë do të faturohen direct në cmimin final të naftës dhe benzinës, duke I bërë karburantet edhe më të shtrenjta për qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *