E premte, 25 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur 2 Eps.) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Edhe OBSH kundër “Shtëpisë së Bardhë”: S’ka prova që virusi doli nga laboratori

(FILES) This file photo taken on February 23, 2017 shows workers next to a cage with mice (R) inside the P4 laboratory in Wuhan, capital of China's Hubei province. - The P4 epidemiological laboratory was built in co-operation with French bio-industrial firm Institut Merieux and the Chinese Academy of Sciences. The facility is among a handful of labs around the world cleared to handle Class 4 pathogens (P4) - dangerous viruses that pose a high risk of person-to-person transmission. (Photo by JOHANNES EISELE / AFP)

Organizata Botërore e Shëndetësisë i konsideron spekulime sulmet e shtëpisë së bardhë ndaj Kinës me pretendimin se koronavirusi i ri u krijua në një laborator në Uhan. Drejtori i emergjencave, Michael Ryan deklaroi se Uashingtoni nuk ka paraqitur asnjë provë që i mbështet teoritë e origjinës së virusit.

DR. MICHAEL RYAN PROGRAMI I EMERGJENCAVE, OBSH

“Ne nuk kemi marrë asnjë të dhënë ose provë specifike nga qeveria e Shteteve të Bashkuara në lidhje me origjinën e supozuar të virusit. Ne fokusohemi në atë që dimë, në provat që kemi, virusi ka një origjinë natyrale. Shkenca duhet të jetë në qëndër të hetimeve, jo përplasjet politike, vetëm kështu mund të marrim përgjigjen e duhur.”

Reklamë

Anthony Fauci, epidemiologu i Shtëpisë së Bardhë dhe kreu i ekspertëve të emergjencës Covid në shtetet e bashkuara et amerieks, gjithashtu nuk beson në mundësinë që koronavirusi ka dalë nga laboratori. Sipas tij, ky virus ka evoluar në natyrë pasi bazuar në provat shkencore, nuk mund të manipulohet artificialisht apo qëllimisht. 

Presidenti Donald Trump, gjithnjë e më kritik ndaj Kinës, pretendon të ketë prova se virusi doli nga një laborator në Uhan. SHBA numërojnë rreth 70 mijë viktima nga pandemia dhe më shumë se 1 milionë të infektuar. Ekspertët paraljmërojnë se shtetet janë nxituar me rihapjen dhe kjo të dyfishojë pasojat deri në muajin qershor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë