E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Edhe në pranverë, Mashkullora mbulohet nga dëbora, trashësia arrin 1 metër

Megjithëse kalendari shënon ardhjen e pranverës, në zonën e Mashkullorës dëbora vazhdon të jetë e pranishme në disa segmente rrugore.

Në aksin Shtyllë–Panarit, në disa pika trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër, ndërsa në pjesën më të madhe të zonës së Mashkullorës varion nga 30 deri në 50 centimetra.

Sipas të dhënave nga terreni, dëbora shtrihet që nga vendi i njohur si Gropat e Shterpave, vijon drejt Majës së Mashkullorës dhe më tej deri në zonën e quajtur Qore, aty ku përfundon edhe pylli.

Pavarësisht pranisë së dëborës, rruga në këtë segment ka qenë gjithmonë e kalueshme, duke mundësuar lëvizjen e banorëve dhe të mjeteve në këtë zonë malore.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë