Subscribe

Pas interpretimeve të udhëzimit më të ri të Ministrisë së Kulturës për dhënie me qera apo koncesion të monumenteve në vend, ministrja Kumbaro ka hedhur poshtë këto koncepte, që janë keqinterpretuar në media. Ajo thekson se Partneriteti Publik Privat është parë si modeli më i mirë i ndjekur edhe nga vende të tjera europiane. Po a krijon ky model menaxhimi burim për abuzime me monumentet e kulturës? E megjithatë, në kushtet kur shteti shqiptar nuk ka mundësi financiare për të mirëmbajtur apo menaxhuar monumentet dhe bizneset që jetësohen brenda tyre, përgjigja e ministrisë nuk përjashton mundësinë e përfitimit përmes tyre. Sipas Kumbaros, metodat më të mira për të rijetëzuar monumentet, shumë prej të cilave janë shkatërruar, është jo vetëm bashkëpunimi me privatët, por edhe me pushtet lokale e shoqëritë civile, të cilat i fton në diskutime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *