E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Edhe Maqedonia në situatë alarmante nga zjarret

Ndërsa Maqedonia vazhdon luftën me zjarret, në fshatin Gurgurnicë të Tetovës, flakët rrezikojnë disa shtëpi. Banorët i bëjnë apel institucioneve që të ndërhyjnë menjëherë, pasi situata është alarmante. Vatrat e zjarrit janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të fuqishme. Dhjetëra banorë po luftojnë me mjete rrethanorë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, zjarrfikëset janë angazhuar për vënien nen kontroll te disa vatrave aktive në të gjithë vendin. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë