E enjte, 17 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Sport

Edhe kundër Austrisë i njëjti formacion

Duket se edhe kundër Austrisë, kombëtarja shqiptare e futbollit, do te luaj me skemën fituese ne kualifikuese qe i solli kualifikimin ne finalet e europianit. Pas disa ndryshimeve ne skeme dhe emra, ne stërvitjen e fundit eshte pare i njëjti reshtim 4-3-2-1 si gjate takimeve kualifikuese. Nen drejtimin e Paolo Tramexanit, me Xhan de Biasin i larguar drejt Elbasanit per te pare skuadrën Shpresa, i vetmi konfirmim është futbollisti i Paokut ne mesfushe Ergys Kaçe. Ndërkohe ne qendër te mbrojtjes është rikthyer dyshja Cana – Mavraj ndërsa nga krahët, Hysaj ne te djathte dhe Agolli ne te majte. Ne mesfushe rikthehet edhe Armir Abrashi ne vend te Burim Kukelit, i cili i bashkëngjitet Xhakes dhe Kaçes ndërsa nga krahët do te jene Lenjani dhe Odise Roshi. Ne fazën ofensive me i avantazhuar është Bekim Balaj, i cili ka fituar duelin me Sokol Cikalleshin. Shkelzen Gashi ka lene ne mes stërvitjen, por dëmtimi duket jo serioz dhe mund te jete i gatshëm per ndeshjen e se shtunës kundër Austrisë. E vetmja mungese është Ledian Memushaj i dëmtuar me pare me skuadrën e tij Peskara ne kampionat.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video