E diel, 20 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 04:15 Në vijim ora 04:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Edhe kryeministri rus rezulton i infektuar me COVID-19

Russian Prime minister Mikhail Mishustin chairs a meeting with members of the government via teleconference call in Moscow on April 30, 2020. - Russian Prime minister says he has coronavirus, local media reported. (Photo by Dmitry Astakhov / SPUTNIK / AFP)

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin ka dalë pozitiv me koronavirus, duke u bërë kështu zyrtari më i lartë rus që diagnostikohet me Covid-19. Ai ka njoftuar presidentin Vladimir Putin për gjendjen e tij shëndetësore.

Mishustin propozoi që zv.kryeministri Andrey Belousov të shërbejë si ushtrues detyre i Kryeministrit gjatë mungesës së tij.

“Testet që sapo kam bërë kanë dalë pozitive. Për rrjedhojë, unë duhet që të vetizolohem dhe të zbatoj të gjitha urdhërat që më japin mjekët”, tha kreu i qeverisë.

Ndërkohë, Putin e ka mbështetur propozimin e tij, ndërsa shtoi se ai do të kërkojë akoma miratimin e Mishustin për vendime mbi politikën ekonomike gjatë kohës që ai qëndron në izolim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë