Nëse mendoni se  ky vit do të jetë më i qetë në aspektin e fluturimeve ajrore dhe nuk do të ketë kaos kryesisht në verë, gaboheni. Pritshmëritë janë se vonesat në fluturime do të na shoqërojnë edhe këtë sezon, për dy arsye. Kreu i autoritetit të aviacionit civil Maksim Ethemaj tha në emisionin E-ZONE se kjo industri ende nuk e ka marrë veten pas pandemisë.

“Do të kemi edhe këtë vit probleme. Aeroportet në Evropë kryesisht kanë  mungesë stafi që ende nuk i kanë plotësuar. Nga ana tjetër ka përplasje mes sindikatave të transportit për sa i përket pagave dhe ky fakt do të na shoqërojë me greva të mundshme. Kaq mjafton që vonesat që shkaktohen të shkojnë zinxhir dhe Shqipëria do të preket”, shpjegoi Ethemaj

Në raste të tilla sugjerohet bileta me një linjë ajrore, mundësisht shmangie e transiteve ose orare të gjata transitesh. Prej dy vitesh gjatë periudhës së verës që është dhe piku i fluturimeve, tregu përfshihet në “amulli” nga vonesat, të cilat përkthehen në kosto për pasagjerët.   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *