E premte, 16 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Edhe Jamarbër Malltezi në SPAK, pritet të merret i pandehur për dosjen “Partizani”

Pas Sali Berishës në ambientet e Prokurorisë së Posaçme është paraqitur dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

ky i fundit do të njihet zyrtarisht me akuzat e ngritura nga SPAK duke kaluar kështu në statusin e të pandehurit.

Reklamë

Para se të futej në zyrat e SPAK, Malltezi tha se ish-kryeministri Berisha është praktikisht në arrest politik.

“Berisha sot është praktikisht në arrest politik. Nuk ka asnjë provë për akuzat që na janë bërë. Jemi në arrest në dhunim të ligjit. Nesër në SPAK do të vijë edhe kushëriri im Xhimi Begeja. Jemi trashëgimtarë të pronës dhe atë pronë ia kishte vënë syrin Olsi Rama”, tha Malltezi.

Reklamë

Sipas tij akuza nuk ka prova që tregojnë se kanë kryer korrupsion.

Malltezit shtoi se tokat në vendin ku janë ndërtuar pallatet te ish-kompleksi “Partizani” i kanë të trashëguara.

Edhe Malltezi është nën akuzë nga Struktura e Posaçme, pasi dyshohet se ka përfituar 5.4 milionë euro nga ndërtimi i objekteve në ish-kompleksin sportiv./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë