E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Edhe Irani garantues i armëpushimit në Siri

Përfundoi sot edhe takimi i tretë i bisedimeve për paqen në Siri, që u zhvillua  në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

 

Palët janë dakordësuar që, krahas Turqisë dhe Rusisë, edhe Irani të jetë garantues i armëpushimit.

 

Reklamë

Zëvendësministri i Jashtëm i Kazakistanit, Akilbek Kamaldinov lexoi deklaratën përfundimtare në hotelin ”Rixos” për takimin mes delegacioneve të Turqisë, Rusisë dhe të Iranit.

 

“Palët kanë theksuar vendosmërinë në çështjen e forcimit të armëpushimit. Janë dakordësuar për raportimin ndaj njëri-tjetrit për shkeljet e armëpushimit, mundësimin e pakësimit të numrit të shkeljeve si dhe për të rritur efektivitetin e mekanizmit vëzhgues tripalësh”, tha Kamaldinov.

 

Ndër të tjera është vendosur që të punohet për mbrojtjen e veprave historike në Siri që ndodhen në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë