Duke marrë shkas nga vaksinimi i të moshuarve dje në azilin e Shkodrës, ku infermieri shfaqej pa doreza, Petrit Vasili ka publikuar disa foto nga momenti kur kryeministri Edi Rama bëri vaksinën në stadiumin “Air Albania”. Ndryshe nga si shfaqen në Shkodër, Vasili shtoi se infermierët në këtë rast kanë vënë doreza.

I mbytën njerëzit me mijëra gjoba për maskat dhe nga ana tjetër vaksinojnë pa doreza, u shpreh Vasili.

“Edhe djathi shitet me doreza, ndersa vaksinimi sipas Rames behet pa doreza! Edi Ramen vete e vaksinojne me doreza, ndersa mjeket ne Shkoder pa doreza. Edi Rama ka rendesi, ndersa mjeket nuk kane asnje rendesi. Edhe djathi shitet me doreza, ndersa sipas Edi Rames procedura mjeksore e vaksinimit te mjekeve mund te behet pa doreza. I mbyten njerezit me mijra gjoba per maskat dhe nga ana tjeter vaksinojne pa doreza. Ja shikoni se si vaksinohen Presidenti i SHBA Byden,Zv.Presidentja Kamala Harris apo Anthony Fauci nje nga imunologet me te medhenj ne bote.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *