Mbyllet rinumerimi i votave edhe për Bashkinë e Belshit. Nga hapja e kutive rezultuan 9 vota më shumë për  Partinë Socialiste.

 

Kandidati i shumicës, Arif Tafani, mbetet fituesi i zgjedhjeve, tanimë me një diferencë më të lartë prej 49 votash nga kundërshtari i tij i opozitës, Bedri Qypi.

 

Rivleresimi i rezultatit për Belshin u bë me kërkesë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Opozita pretendonte se vullneti politik i zgjedhësve ishte tjetërsuar por në fakt rezultoi e kundërta.

 

Pas këtij rezultati që lë fitues kandidatin socialist, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të vendosë edhe për fatin e kutisë së burgut.

 

Opozita thotë se ajo është ngritur dhe ka funksionuar në paligjshmëri dhe për këto aryse kërkon pavlefshmërinë e saj.

 

Nga kutia e burgut 25 vota nga 29 në total ishin për kandidatin socialist. Edhe sikur komisioni të vendosë për pavleshmëri të tyre,  Arif Tafani i PS mbetet fitues i zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *