E diel, 4 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 04:15 Në vijim ora 04:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Edhe avokatët kundër Kodit të ri, Haxhia: Nuk i përgjigjet realitetit juridiko-social të vendit

Drafti i Kodit të ri Penal, i prezantuar para pak ditësh ka hasur kundërshtime të forta edhe nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Pas kritikave të kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe drejtuesit të Prokurorisë së Përgjithshme, kundër Kodit doli edhe Maks Haxhia.

Reklamë

Në një deklaratë për mediat, ai e konsideroi të mangët dhe problematik draftin, një Kod, i cili sipas tij është i papërshtatshëm me realitetin juridiko-social të vendit.

Haxhia tha se disa dënime të parashikuara në këtë draft, janë më të ashpra se Kodi Penal në kohën e monizmit.

Ndër të tjera Haxhia hodhi dyshime edhe për mënyrën jo transparente të hartimit të Kodit të ri, duke e quajtur atë një monopol të Ministrisë së Drejtësisë, pasi sipas tij janë përjashtuar grupet e tjera të interesit dhe nuk ka patur gjithëpërfshirje në proces./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë