E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Edhe 53 ditë”/ Këlliçi: Bizneset në Astir janë fundosur plotësisht

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi u ndal këtë të mërkurë në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas tij, bizneset e kësaj zone janë fundosur plotësisht për shkak të projektit të Unazës së Re.

 

Reklamë

Duke shtuar se nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga qeveria, Këlliçi deklaroi se edhe 53 ditë kanë ngelur, për t’i dhënë fund kësaj situate.

 

“Shumica e bizneseve në zonën e njohur si “Astiri” janë fundosur plotësisht. Asnjë kompensim për prishjen e tyre nga projekti “1 kilometër rrugë 24 milionë euro” i Unazës së Re. Banorët ngrenë pretendimin se po vidhen pronat! Edhe këtu me legalizimet po i ndajnë qytetarët në “miq” e “armiq”. Koha të bashkojmë njerëzit! Ne jemi me qytetarët, ata me Ndranghetën! Edhe 53 ditë ???????? Shqipëria fiton!”, u shpreh Belind Këlliçi në “Facebook”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë