Subscribe

Shate kompani shqiptare offshore, dy ndërmjetësues si “Albania services limited” e “Albania services ltd” dhe nje numër prej 25 oficeresh kompanish te lidhur me Shqipërinë, rezultojnë në dokumentet e publikuara nga konsorciumi i gazetarëve ndërkombëtare, në të ashtuquajturin skandali i “Panama papers”. Nga informacionet që ka vënë në dispozicion rrjeti i gazetarëve rezulton se katër prej këtyre kompanive, kanë patur juridiksion në ishujt britanik Virxhin. Nga këto dy prej kompanive si “Albania grup holdin limited” dhe “Albania international ltd” rezultojnë jo aktive. Ndërkohe dy kompani te tjera te lidhura me Shqipërinë, rezultojnë te regjistruara ne Bahamas. Ndërkohë sa i takon emrave të biznesmenëve në vend krahas Ismail Mulletit, i cili rezulto si bashkëthemeluesi i biznesit “Gfi technologie”, në dokumentet e “Panama papers” rezulton edhe emri i Andis Harasanit. Ne liste figurojnë edhe dy emra, Endrit Maloku dhe Petraq Shumka. Ne listën e adresave përfshihen edhe dy adresa ne Shqipëri, rruga “Murat Toptani” ne Tirane dhe rruga “Rexhep Talaj” ne Korçe. Ne “Panama papers” përfshihen te dhëna per 200 mijë subjekte dhe individë nga mbi 200 vende të botës dhe territore të lidhura me llogaritë e fshehta bankare. 11.5 milion dosje kane rrjedhur nga firma ligjore Mossack Fonseca. Dokumentet prej thuajse 40 vjetësh, tregojnë se si firma ka ndihmuar njerëz të pasur të krijojnë firma për të fshehur pasuritë apo për t’iu shmangur taksave dhe sanksioneve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *