Subscribe

E ashtuquajtura vala “Delta” vijon të shtojë presionin në sistemin spitalor të Kosovës me më shumë raste të reja infeksionesh, pacientë në kujdes intensiv si dhe raport të rënduar viktimash.

 

Edhe sot humbën jetën 28 persona, mes tyre të rinj si dhe gra shtatzëna. Dy nëna të reja, 26 dhe 28 vjeç humbën jetën së fundmi ndërsa në repartin COVID të Klinikës Gjinekologjike janë shtruar 16 gra shtatzëna, prej tyre 6 janë me oksigjenoterapi, ndërsa njëra në gjendje të rëndë.

 

JAKUP ISMAJLI

SHEF I REPARTIT TE GJINEKOLOGJISE

 “Me vetë faktin që janë të hospitalizuara ato kanë edhe probleme shëndetësore janë edhe shtatzëna, një numër i madh e kanë kryer edhe procesin e lindjes, mirëpo kanë nevojë për trajtim multidisiplinar dhe për të qëndruar në repartin COVID në Klinikën e Gjinekologjisë….”

 

Mjeku vuri në dukje rëndësinë e të bërit kujdes përballë variantit të ri të koronavirusit.

 

Në këtë valën e fundit varianti “Delta” i kemi pasur 87 paciente të hospitalizuara, prej tyre janë 28 lindje, edhe sot ka përfunduar një lindje, 7 prej tyre i kemi transferuar në Mjekim Intensiv Qendror, tjerat janë liruar për në shtëpi…Nga të gjitha këto që kanë qenë të hospitalizuara në këtë valë, asnjë nuk është e vaksinuar”.

 

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut po vërehet një trend i rënies së infektimeve të reja, gjatë ditëve të fundit. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce ka deklaruar se situata epidemiologjike në shkolla nuk paraqet rrezik për fëmijët dhe se treguesit janë pozitivë deri më tani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *