Subscribe

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë nmarrjen e vendimit në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha.

GJKKO pritet të marrë një vendim ditën e nesërme në seancën që do të fillojë në orën 11:00.

Lexo edhe :

Related Posts

Mësohet se seanca është shtyrë pasi është kërkuar përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka, të cilën përfaqësuesit e Berishës e akuzojnë për njëanshmëri.

Kjo akuzë vjen pasi Berisha e ka shkarkuar Gjokën në vitin 1996 për paaftësi në kryerjen e detyrës. Berisha u përfaqësua në seancë nga avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.

Në kërkesë janë paraqitur prova që Berisha e ka shkarkuar Gjokën në vitin 1996, në cilësinë e kryetarit të KLD-së.

Gjithashtu seanca u shty në mënyrë që avokatët të njihen me kërkesën e SPAK. Ata pretenduan se nuk ishin njohur me kërkesën dhe provat shoqëruese për të ashpërsuar masën e sigurisë.

Avokatët kanë kërkuar prova nëse Berisha ka tentuar të largohet nga vendi apo të tentojë të vendosë në rrezik marrjen apo vërtetësinë për provat.

Ndërkohë, SPAK kërkoi arrest shtëpie me mbikëqyrje policore për Berishën, pasi ai nuk respektoi masën e mëparshme të detyrimit të paraqitjes.

Kërkesa u dërgua në gjykatë pasi SPAK mori autorizim nga Kuvendi, i cili votoi me 75 vota pro për heqjen e imunitetit të Berishës.

Ky i fundit e ka quajtur një sulm politik ndaj tij vendimin, teksa pritet ende një reagim në lidhje shtyrjen e vendimit për ditën e nesërme. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *