Suksesi i këngëtarit të famshëm Ed Sheeran nuk po njeh kufinj.

 

 

Ylli i muzikës ka arritur që të fitojë popullaritetin e grupit më të madh rroker në botë AC/DC, duke thyer rekordin e tyre të vendosur në vitin 2014 për mbajtjen e 14 koncerteve në stadium në Australi dhe Zelandën e Re.

 

 

Ed Sheeran, për shkak se ka një kërkesë shumë të madhe nga ana e fansave për ta dëgjuar live, ka njoftuar se do të japë koncerte ekstra gjatë turneut të tij në Australi në mars të 2018.

 

 

Pasi biletat e tij u shitën në mënyrë të menjëhershme në ai do të luajë tre performanca në Melburn dhe ka shtuar edhe dy koncerte në Sydney dhe Brisbane.

 

 

Gjithashtu ai është në rrugën e duhur për të thyer rekordin e Adele për të kënduar para 600.000 australianëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *