E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ed Sheeran bën një veprim të çuditshëm!

 

Lajmi i barrierave kundër të pastrehëve, që këngëtari Ed Sheeran ka ngritur jashtë super vilës së tij londineze, me lejen e bashkisë së Kensington e Chelsea, shkaktoi debate ne internet dhe rrjete sociale. Kantautori, që më parë ka qenë shumë i afërt me kauzën e të pastrehëve, tani ua ka mbyllur dyert.

 

Në librin “A visual journey”, Ed Sheeran ishte shprehur i ndjeshëm ndaj këtij problemi, sidomos i përhapur në lagjet e Chelsea e Kensigton, ku një në shtatë familje nuk kanë një vendbanim fiks.

Reklamë

 

Në libër, këngëtari tregon se në fillimet e karrierës së tij ka kaluar edhe disa net në një kanal pranë “Buckingham Palace”. Pikërisht prej eksperiencës së tij të hidhur ka realizuar këngën “Homeless”.

 

Por, këngëtari mohon të ketë jetuar në vendqëndrimet për të pastrehët: “Nuk isha i pastrehë, thjesht kam shkruar se kam fjetur disa net jashtë, sepse nuk kisha ku të qëndroja”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë