Projektligji për hierarkinë e pagave në administratën publike, që synon rritjen e rrogës mesatare në 900 euro në dy vite, nuk u miratua sipas parashikimeve, në muajin prill. Ndonëse nuk ka një kalendar të miratuar nga kuvendi të këtij projektligji se kur do të nisë diskutimet, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në një dalje publike, tha se parashikimet janë që ai të miratohet këtë muaj.
Nisma përcakton skemën dhe pagën e kreut të shtetit, e cila merret si referencë për të gjitha nivelet e tjera, që do të aplikohen në administratën publike.
Projektligji për hirearikinë e pagave, u punua nga qeveria, u miratua dhe u dërgua në kuvend për diskutim, drafti detajon një hiearki të re pagash dhe përcakton dhe pagën e presidentit të republikës, i cili në hiearkinë e pagave qëndron në nivelin më të lartë. Pasi ky ligj të miratohet ne do të vijojmë me miratimin e vendimeve për rritjen e pagave të administrsatës. Fakti që nuk u miratua në muajin prill sipas parashikimeve do të thotë që parashikohet të miratohe në muajin, dhe i shtrin efektet në pagën që do të merret në Qershor-sqaroi ministrja
Komisioni i ekonomisë, pak ditë më parë, i shtyu diskutimet e këtij projektligji për pas zgjedhjeve, me argumentin se deputetët do të kenë amendamentet e tyre. Ministrja Ibrahimaj iu përgjigj dhe interesit të medias, lidhur me shqetësimin e zhvlerësimit të monedhës europiane. Ministrja tha se do të takojë bizneset eksportuese dhe ato të turizmit lidhur me efektet, dhe sugjerimet që ata kanë.
Ne ditën e nesërme do të kemi një takim me bizneset eksportuese por dhe ato të turizmit të cilët kanë kontrata në monedhën europine. Qeveria nuk ka gjë në dorë për të ndërhyrë në kursin e këmbimit, pasi ai për ne konsiderohet treg i lirë, por ne do të dëgjojme dhe analizojmë shqetësimet dhe sugjerimet e biznesve. Arsyeja e këtij zhversimini ka të bëjë më hyrjen një fluski të lartë valutorë në treg, që vjen nga disa faktorë sic janë remitancat, investimet e huaja etj.
Pak ditë më parë, disa shoqata biznesi i dërguan një letër ankese Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, lidhur me zhvlerësimin e monedhës europiane. Sipas tyre, kjo situatë po ndikon në aktivitetin e tyre ekonomik, pasi kontratat janë lidhura kohë më parë me një kurs më të lartë.