Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë nisur këtë të mërkurë procedurat zyrtare për ekstradimin e vrasësit të 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska. Lupço Palevski-Pallço u arrestuar në shtetin turk mbrëmjen e së martës, disa ditë pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e 74-vjeçarit dhe të miturës.

 

Arrestimi i tij u bë teksa ecte i vetëm në këmbë, në autostradën Balikesir.

 

“Palevski është arrestuar nga kolegët tonë turq duke ecur në këmbë në autostradë në Balikesir. Falënderoj kolegët tanë dhe ministrat e punëve të brendshme në Turqi, Bullgari dhe Serbi. Kroacia na ka dhënë informacione të rëndësishme duke e pastruar dilemën se nuk gjendet në vendin e tyre. Interpoli ishtë gjithashtu në ndihmë të kërkimit tonë”, deklaroi ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë të Veriut.

 

Vrasja e 14-vjeçares shokoi opinionin publik, teksa në vrazhdën e hetimeve u bë e ditur se i përfshirë në ngjarjen e rëndë ishte edhe babait i të miturës. Ky i fundit iu kishte dhënë informacion kriminelëve mbi oraret dhe vendndodhje e të bijës për të bërë të mundur pengmarrjes e saj. Synimi i tij dyshohet të ishte ‘zhvatja’ e një shume të konsiderueshme parash nga e ëma e 14-vjeçaret, e cila raportohet se sapo kishte shitur një banesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *