E premte, 2 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Ecjet në mbrëmje apo në mëngjes, cilët janë më të shëndetshme?

Ecja gjithmonë ështëcilësuar si një proces i rëndësishëm në shendetin e secilit. Studime të ndryshme tregojnë se nëse ky aktivitet bëhet në mbrëmje mund të jetë më e mirë për ju se sa praktikimi i saj në mëngjes.

 

Reklamë

Në hulumtimet e bëra në minj, shkencëtarët thanë se performanca e stërvitjes ishte rreth 50 për qind më e mirë gjatë orëve të mbrëmjes.

 

Brejtësit që ushtruan gjatë natës kishin nevojë për më pak oksigjen, duke i bërë ato më efikase dhe kishin nivele më të larta të një substance në trup që rrit aktivitetin metabolik të indeve.

 

Ekipet – nga Instituti Ëeizmann i Shkencës në Rehovot në Izrael dhe Universiteti i Kalifornisë, Irvine – thonë se studimet e tyre janë ndër të parat që provojnë teorinë e mbajtur gjatë se koha e një dite ka një ndikim në produktivitetin e ushtrimeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë