Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mesditën e kësaj të shtune në Greqi pasi i ra sipër një pemë ulliri.

 

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Apraos në Korfuzin e Veriut.

 

Shqiptari ka qenë duke prerë pemë ulliri kur trungu i madh i pemës ka rënë dhe e ka zënë poshtë, raportojnë mediat e huaja.

 

45-vjeçari, me origjinë nga Shqipëria jetonte në Korfuz me familjen dhe tre fëmijët e tij.

 

Policia tashmë po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *