Bota
E zuri korrenti në vendin e punës, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali

Itali – Një punëtor shqiptar 21-vjeçar ka humbur jetën në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola.
I riu, Pashtrik Krasniqi, me origjinë nga Kosova, u godit nga rryma elektrike ndërsa punonte për rinovimin e një çatie në një lartësi prej 6 metrash.
Reklamë
Sipas raportimeve fillestare, viktima ka prekur aksidentalisht një kabllo të energjisë elektrike teksa po çmontonte skelat së bashku me punëtorë të tjerë.
Kolegët e tij kërkuan ndihmë, por fatkeqësisht nuk mund të bëhej asgjë.
Karabinierët po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes së rëndë./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




