E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E zuri korrenti, humb jetën 46-vjeçarja në Berat

Një 46-vjeçare ka humbur jetën në Berat pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në fshatin Osmëzezë.

Shtetasja Xh. A., 46 vjeçe (me probleme të shëndetit mendor), dyshohet se ka kapur fijet në kabinën elektrike të fshatit. Si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ajo ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtij rasti./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë