Kriza që ndodhi në aeroportin e vetëm ndërkombëtar, ku u bllokuan fluturimet për 48 orë, nxori në pah mënyrën se si menaxhohen koorporatat në vend.

Albcontrol, duke qenë një shoqëri aksionere publike me vetëfinancim, është një vend pune shumë i lakmueshëm nga shumëkush për shkak të pagave të larta. Punësimi aty nga njerëzit e thjeshtë është një mision i pamundur.

“Duke parë emrat e personave që punojnë aty ku janë individë që kanë lidhje të forta me politikën, ndërsa Këshilli Mbikqyrës është i përbërë nga persona që kanë funksione të larta publike, por që nuk kanë asnjë lidhje me sektorin ajror, është një dëshmi që janë emëruar aty për përfitime individuale. Pra punësimi aty është parë si një qokë që politika u ka bërë individëve të caktuar”, tha Selami Xhepa në emisonin “E-ZONE” në “Vizion Plus”.

Për Xhepën, kriza në Rinas është dëshmi e një arrogance ku zëri i punonjësve nuk dëgjohet. Sipas tij, në bordet drejtuese të koorporateve duhet të ketë një vend edhe për punonjësit në mënyrë që vendimet që merren, të mos jenë të njëanshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *