Subscribe

Nga muaji janar e deri në fund të muajit qershor, niveli në kaskadë ka qenë në kuota maksimale, prej 294 metra, mbi mesataren shumëvjeçare. Por, gjatë muajit korrik ky nivel ra në 287 metra, në gusht në 278 dhe për të arritur në fund të shtatorit, në 272 metra. Mesatarja 20-vjeçare dikton se këto kuota, për muajin gusht duhet të ishin 282, dhe për muajin shtator në 276 metra. Por, pse kjo rënie rezervash gjatë mujave të verës? Ja si përgjigjet drejtori i KESH Ergys Verdho në emisionin E-ZONË.

 

“Sot që janë gati në fund të tetorit, niveli në Fierzë ka arritur në 265 m, ndërsa prurjet mesatare janë 100m3/s që është 30% më e ulët se mestarja shumëvjeçare. Në këtë vit atipik me shumë reshje, nga janari në qershor rezervat kanë qenë si kurrë më parë. Në kushtet e një moti me temperatura të larta gjatë verës, si dhe rritja e kërkesës për shërbim publik, OSHEE kërkoi furnizim të plotë për muajt qershor- korrik- gusht. Por, KESH deri në 15 korrik, siguroi energjinë e kërkuar. Më pas, për të mos prekur rezervat, filluam bashkarisht të menaxhojmë planet, sa do t’i japim OSHEE dhe sa do importohet. Deri në korrik, kemi mbajtur nivelin e lartë të prodhimit për shkak të çmimeve të larta që kishte tregu në import, duke ruajtur sistemin nga kostot e larta të energjisë. Duke menaxhuar korrikun dhe gushtin, prisnim që në vjeshtë çmimi do ulej dhe OSHEE do dilte në treg në shtator- tetor. Por, ndodhi e kundërta, çmimet në bursa tejkaluan ato shumëvjeçare. Aktualisht, kemi ruajtur rezervën gjatë muajit shtator-tetor, e cila duhet thënë është 10 % nën mesataren e gjithë viteve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *