Deputeti i Partisë Demokratike, njëherazi edhe anëtarë i Komsionit të Ekonomisë Edmond Spaho e konsideron paketën e dytë mbështetëse një masë minore, që nuk është gjithëpërfshirëse dhe lë jashtë vëmendjes një shtresë të konsiderushme të qytetarëve.

 

I ftuar në emisionin E-ZONE, Spaho tha se kjo paketë është vetëm një kozmetikë në raport me çfarë po mbledh qeveria nëpërmjet rritjes së çmimeve.

 

“Edhe kjo paketë, si e para konsiderohet si një masë kozmetike. Nëse i referohemi të dhënave janë 430 milion euro më shumë që ka mbledhur qeveria për periudhën janar- gusht 2022, në raport me vitin e kaluar, por në fakt qeveria po u jep qytetarëve vetëm 55 mln euro. Ndërkohë që vijojnë tenderat abuzivë, siç është instalacioni 4 milion euro që po bën kryeministri në oborrin e tij”- u shpreh Spaho në E-ZONE

 

Sipas Spahos, kjo mbështjetje zerohet me rritjen e çmimit të energjisë për ata që konsumojnë mbi 800kw/h në muaj, pasi preken më shumë se 4% e abonentëve, ndërsa qeveria duhet të fokusohet tek mirmenaxhimi i sistemit energjetik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.