Reinaldo Pipiria, drejtor i Shoqatës së Ndërmjetësuesve të Pasurive të Patundshme, thotë se një nga skenarët e luftës është se ajo mund të nxisë kërkesën për blerjen e banesave nga ukrainasit, në zonat tona bregdetare. Sipas tij, një efekt i tillë u konstatua vite më parë, teksa nisi konflikti në Krime.

 

“Eksperienca ka treguar se kur Rusia aneksoi Krimenë, kishte një lëvizje të ukrainasve dhe bjellorusëve për të bërë pushime në Shqipëri, duke i shoqëruar ato edhe me investime në blerje banesash. Pra, 2015-2017 ukrainasit kanë qenë duke investuar në Sarandë, ndërsa në 2018-2021 kanë investuar edhe në Vlorë. Nëse konflikti mbetet i lokalizuar në Ukrainë,  mund të jemi në të njëjtin skenar, pra që ata të vijnë të investojnë sërish në Shqipëri”, u shpreh Pipiria në E-ZONË.

 

Nga dita e nisjes së sulmeve, sipas të dhënave edhe nga operatorët turistikë, kanë filluar pezullimet e pushimeve të prenotuara më herët nga turistët, nga Ukraina dhe Rusia. Por, ende nuk dihet se si do të vijojë më tej kjo situatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *