Vaksinimi është drita e vetme në fund të tunelit për të ritkthyer normalitetin në tregun ajror. Sipas skenarit më optimist të kryer nga Eurocontrol, procesi i vaksnimit masiv do të arrihet në verën e vitit 2022. Vetëm atëherë do të flasim për një normalitet.

“Ne shohim që procesi i vaksinimit ka sfidat e veta. Ndaj në skenarin më optimist, vera e vitit 2022 do të shënojë një pikë kthese në aviacion. Besimi i pasgjerëve për të udhëtuar do të rritet e, për pasojë, do të rritet edhe kërkesa për fluturime. Ndaj studimi evidenton se normaliteti i pritshëm do të ndodhë në mesin e vitit të ardhshëm”, shpjegoi Edlira Kraja, Drejtorja e Autoritetit të Aviacionit Civil në emisionin “E-ZONE”.

Fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza” u mbyllën në vitin 2020, me një rënie prej 63%, krahasur me 2019, duke arritur në nivelet e vitit 2003.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *