E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

E-ZONË/ Kostot e fiskalizimit, nuk janë të vogla

Paqartësitë për mënyrën se si do të plotësohet dhe do të zbatohet fatura elektronike ka përfshirë të gjithë komunitetin e biznesit, i cili kërkon një afat të ri. Mbi të gjitha, ky proces shoqërohet me kosto jo të vogla. Edvin Prençe përfaqëson një biznes fason, i ftuar në E-ZONE, ai tregoi se nuk ka pritur afatin 1 korrik, por është fiskalizuar me herët. Por cilat kanë qenë kostot që ai ka paguar?

 

“Fillimisht, nëse do të aplikonim individualisht për të marrë shërbimin e ri tek kompanitë private na u kërkua një çmim që varionte nga 400-500 euro në vit. Kjo ishte një kosto e lartë për ne. Por duke qenë se ka një numër të madh biznesesh fason, ne aplikuam në grup dhe morëm një çmim preferencial, i cili tashmë arrin në 250 euro në vit”, tregon Prençe.

 

Reklamë

Sipas tij, në ligjin e ri ka disa pyetje që nuk marrin përgjigje, dhe një prej tyre është fakti që fatura për eksportuesit nuk parashikohet në euro

 

https://www.instagram.com/tv/CQohkLbLYwv/?utm_source=ig_web_copy_link

.

Më shumë video

Reklamë