Subscribe

Nëse fatura elektronike, apo fiskalzimi do të nisë zbatimin në 1 korrik mes biznesve për transaksione pa para në dorë, ajo do të hasë në shumë probleme në praktikë. Sotiraq Dhamo, kontabilist, thotë se procesi ka paqartësi në shumë hallka për mënyrën se si do të zbatohet, mbi të gjitha ai është një proces i parakoshëm për biznesin.

 

“Biznesi po mendon se si të rimarrë veten pas efekteve të forta të tërmetit dhe pandemisë dhe e ka të pamundur të merret me mënyrën se si ta zbatojë këtë proces të ri; është një reformë që duhet thënë ka kosto dhe duhet kuptuar mirë. Ky nuk ishte momenti për të nisur zbatimin, ndaj një afati i ri do të ishte më ndihmues për biznesin”, thotë Dhamo.

 

Sipas tij, qeveria duhet të kishte nisur këtë reformë nëpërmjet një projekti pilot, duke u bazuar në disa kategori bzinesi, për të parë se si do të ishte ecuria e tij.

 

“Mendimi im është që një reformë kaq e madhe që nuk mund të niste tek të gjitha bizneset njëherësh. Mund të kishte nisur për disa lloje biznesesh, duke aplikuar një projekt pilot për të parë si dhe sa do zbatohej.”

 

Më herët, Shoqata e Kontabilistëve ka kërkuar shtyrje të afatit. Edhe pse ky ligj duhet të niste në 2019, qeveria e ka shtyrë dy herë, por tashmë nuk ka më një afat të ri, ndaj në 1 korrik nuk do të pranohen më fatura të plotësuara me dorë, por vetëm elektronikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *