Subscribe

Komuniteti i biznesit i sheh me shqetësim nismat me karakter ekonomik që ndërmerr qeveria. Sipas tyre, prej kohësh mungon konsultimi me sipërmarrjen, ndaj dhe suksesi i tyre vihet në pikpyëtje.

 

I këtij mendimi është sipërmarrësi Stefan Pinguli nga Shoqata e Prodhuesve.

 

“Çfarë janë këto nisma, siç është amnistia që vijnë me propozim nga lart nga “Zoti” dhe ne presim nëse do të mëshirohemi apo do të ndëshkohemi. Dëgjojmë që do të miratohet ligji i amnistisë, por ne nuk dimë asgjë. Nuk na ka pyetur njeri, pra kemi nje plagë shumë të fortë, siç është mungesa e gjiithpërfshirjes dhe kjo kjo plagë sa vjen dhe rëndohet”, u shpreh Pinguli në emisionin “E-ZONE”.

 

Sipas Pingulit, është në të drejtën e qeverisë të miratojë ligje që kërkojnë të mbushin arkën e shtetit, por ato duhet të vendosen në bashkëpunim me sipërmarrjen.

 

“Në vetvete ligji i amnistisë nuk është negativ, ka gjithmonë vend për një falje për sipërmarrjen, por ky draft që po dëgjojmë është bërë vetëm sipas oreksit të qeverisë, duke vendosur kushtëzime në afate. Ne nuk dimë çfarë do të falet, cilat janë detyrimet. Ne nuk kemi informacione për një draft të tillë”, vijon më tej Pinguli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *