Dubai duket se është destinacioni, i cili po josh shqiptarët për të udhëtuar, në kushtet kur kufijtë në Europë janë të mbyllur.

Për Besnik Vathin, nga Shoqata e Operatorëve, Turqia, edhe këtë sezon, do të jetë një destinacion i sigurt, por shpreson që brenda muajit prill të heqë tamponin për turistët.

“Është vërtetë e habitshme që të mbushen dy avionë në javë për të shkuar në Dubai, duke filluar nga data 28 mars deri më sot. Në atë tenxheren me presion, u gjet një vrimë ku po del ajër me presion. Nuk është çmimi që po i mbush avionët për Dubai, por presioni në çdo anë. Jemi i vetmi popull që e kemi vendimmarrjen në minutën e fundit”, tha mes të tjerash Vathi në emisionin “E-zonë”. 

Nga ana tjetër, mbetet ende e paqartë qasja që do të kenë vendet evropiane gjatë këtij sezoni turistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *