Flori Uka, sipërmarrës në fushën e agroturizmit, ka një apel për të gjithë ata që kërkojnë të investojnë në këtë sektor.

 

I ftuar në emisioni “E-ZONE” në Vizion Plus, Uka thotë se ka tendenca që investimet të këtë fushë të orientohen drejt betonit duke, prishur natyrën.

 

Unë kam vite në këtë fushë dhe kam merakun që ky sektor nuk duhet golemizuar. Të investosh në agroturizëm do të thotë të ruash natyrën, jo të ndërtosh hotele, pra beton. Ka sinjale që kjo po ndodh së fundmi, ndaj kjo praktikë duhet ndalur, – tha Uka.

 

Sipas tij Shqipëria ka ofertën më të mirë turistikë në këtë fushë për turistët e huaj, ndaj dhe ky sektori duhet mbështetur nga qeveria.

 

Unë mendoj se ky sektor mund të zhvillohet më tej, ka shumë potencial. Shqipëria është e bukur nga veriu në jug. Mbi të gjitha ne kemi një armë të fortë. Raporti shpenzim dhe cilësi është më i mirë nga të gjitha vendet përreth. E thënë ndryshe 20 euro personi është një çmim, ku ti jo vetëm shijon ushqimin bio, por edhe natyrën me çdo element të saj. Ky çmim nuk gjendet në vende të tjera.

 

Aktualisht në vendin tonë numërohen të certifikuara 220 investime agroturistike, duke përfshirë edhe bujtinat. Numri i tyre ka ardhur në rritje vitet e fundit, falë edhe rritjes së ndjeshme të turistëve të huaj në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *