Subscribe

Teksa qeveria pritet të rikthejë për diskutim dhe miratim nismën e amnistisë, kontabilisti Sotiraq Dhamo është i mendimit se nuk duhet të ketë falje fiskale në mënyrë kaq të shpeshtë.

 

Sipas tij, amnistitë në thelb janë dështimi më i madh i mbledhjes së taksave dhe tatimeve nga ana e shtetit.

 

“Amnistitë janë vulosja e dështimit të administratës fiskale në mbledhjen e të ardhurave, pra në thelb janë shkak i gabimeve me apo padashje i vetë shtetit. Në një shtet me adminstratë të fortë fiskale nuk ndodhin evazione me përmasa të mëdha, pasi sipërmarrja apo individi është i monitoruar”, u shpreh Dhamo në emisionin “E-ZONE” në “Vizion Plus”.

 

Sipas kontabilistit, projektligji i amnistisë nuk ka një parashikim të përfitimeve të mundshme, pra nuk ka një efekt financiar të përllogaritur.

 

“Unë jam skeptik lidhur me suksesin e këtij ligji. Ne nuk dimë as me saktësi dhe as me përfaërsi sa është ky evazion, kush janë individët apo bizneset që mund të ketë informacion qeveria dhe që kanë kapital të palegalizuar. Mbi të gjitha dhe më e rëndësishme, nuk ka një ndarje për burimin e të ardhuave që vijnë nga puna në të zezë dhe krimi apo korrupsioni. Kjo është pikpyetja më e madhe e këtij projektligji”, u shpreh Dhamo.

 

Sa i përket parave të emigrantëve si një target-grup që synon të jetë përfitues, ekspertët thonë që kjo është e pamundur të ndodhë. Çdo individ jashtë vendit rrezikon të ndëshkohet në shtetin përkatës nëse ka gjeneruar para në të zezë duke ju shmangur detyrimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *